July 27, 2024
Sport

Pas dhjetë viteve, kampioni i madh Nuri Tyson Seferi kthehet në ringun e vendlindjes në Strugë

Avdyl Salihu, Promoter i spektaklit që do të zhvillohet me 5 gusht ne Strugë ka njoftuar se Nuri Seferi pas 10 viteve po kthehet të boksojë në vendlindje, shkruan Lideri.mk. Ai ne faqet sociale ka shkruar: “Të bashkëpunosh me emra të mëdhenj që i kanë dhënë shume boksit botëror me të vërtet është një motiv shtesë për të vazhduar punën me suksese edhe në të ardhmen. Kështu jam shumë i gëzuar të ju njoftoj se tani me kemi bere marrëveshjen e parë që një legjende e gjalle e boksit shqiptar që ka dridhur për disa vite ringjet botërore të jetë pjesë e organizimit tim. Falënderoj Nuri “Albanian Tyson” Seferi që pranoj të jetë pjese e spektaklit ne Strugë. Shumë shpejt do te publikojmë edhe emra të tjerë”, thotë Salihu.

Ndryshe cekim se në eventin në Struge, që do të jetë i pari i boksit profesionist që është zhvilluar ndonjëhere ne program janë paraparë 10 ndeshje profesionale, ku prej tyre priten edhe dy ndeshje per titull UBO Internacional, gjithashtu janë parapa të zhvillohen edhe disa ndeshje nga boksi olimpik si dhe nuk do të mungoj as programi artistik. Duhet theksuar se këtë event është duke e organizuar “ArenaRing Management Promotion” ne krye me organizatorin e menaxherin Avdyl Salihu i cili disa vite me radhe me sukses po bën organizime te ndeshjeve dhe eventeve jashtë vendit./Lideri.mk