Banorët në Komunën e Studeniçanit shpresojnë të realizohet një projekt i cili do të lehtësonte shumë lidhjen e tyre me Shkupin. Komuna e Studeniçanit ka filluar ndërtimim e një aksi rrugor shumë të rëndësishëm që e lidhë Studeniçanin me autostradën në Idrizovë. Megjithatë, Kreu i Studeniçanit, Ejup Abazi në një prononcim për TV Shenja, sqaroi se projekti është jo i plotë për shkak se për përfundimin dhe lidhjen me pjesën tjetër, duhet ndërtuar edhe një urë e cila nuk është paraparë në projekt. Për funksionalizimin e kësaj pjese duhet patjetër të ndërtohet një urë mbi Vardar, e kjo është kompetencë e Qytetit të Shkupit.

Komuna e Studeniçanit në bashkëpunim me ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ka filluar ndërtimim e një aksi rrugor shumë të rëndësishëm që e lidhë Studeniçanin me autostradën në Idrizovë. Kreu i Studeniçanit, Ejup Abazi në një prononcim për TV Shenja tha se ky është një aks shumë i rëndësishëm, jo vetëm për Studeniçanin, por edhe për vet kryeqytetin sepse shkurton dhe lehtëson qarkullimin e qytetarëve po edhe afron Studeniçanin shumë afër kryeqytetit.

Megjithatë, Abazi thotë se projekti është jo i plotë për shkak se për përfundimin dhe lidhjen me pjesën tjetër, duhet ndërtuar edhe një urë e cila nuk është paraparë në projekt.

EJUP ABAZI – KRYETAR I KOMUNËS SË STUDENIÇANIT

" "

Ne kemi kontratë vetëm për 2.9 km prej në Studeniçan, deri tek lumi Vardar, pastaj duhet të sigurohen mjete që të ndërtohet ura, dhe ngel edhe një pjesë e vogël diku 1,5 km ngel që të përfundohet si projekt, por kjo do të varet nga komuna tjetër, komuna e Gazi Babës. Kurse pjesa e jonë vetëm ka nis ndërtimi kontrata është që kompania ta zbatojë apo kompania ta përfundojë afërsisht për 1 vit.

Abazi tha se rruga do të jetë me gjërësi gjashtë metra dhe shton se asfaltimi i të njëjtës është i rëndësishëm për vet banorët e Komunës të cilët tokat bujqësore i kanë rreth rrugës.

EJUP ABAZI – KRYETAR I KOMUNËS SË STUDENIÇANIT

Do të jetë një lehtësim shumë i madhë për bujqit por edhe për banorët në përgjithësi, mirëpo ky nuk është vetëm një projekt që hajrin do të ja shofim vetëm ne, si banorë të Studeniçanit. Përveç Komuna e Studeniçanit këtu, unë jam i mendimit se do të shkarkohet edhe komunikacioni ju, dmth keni ardhë nga Kisella Voda dhe Draçeva, ajo pjesë e Shkupit, shumë do të shkarkohet sepse është shumë rrugë e shkurtë për të dalë në autostradë.

Ky projekt është një nga projektet që financohet me mjetet nga kredia hungareze, ndërkaq, Abazi apeloi që Ministria e Ambientit Jetësor po edhe Qyteti i Shkupit të angazhohen për sigurim të mjeteve financiare për ndërtimin e urës që projekti për ndërtimin e kësaj rruge të përfundojë në afat sa më të shkurtër dhe të mos bllokohet në mes./SHENJA/

sqShqip