Emini: Irani synon të shfrytëzojë Ngushticën e Hormuzit për marrëveshje afatgjatë
Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Nefail Emini, deklaroi se Irani po përpiqet të shfrytëzojë maksimalisht rëndësinë strategjike të Ngushticës së Hormuzit, duke pasur parasysh se roli i saj mund të zbehet në vitet e ardhshme.
I ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, Emini theksoi se zhvillimet e fundit në rajon dhe projektet energjetike të vendeve të Gjirit pritet të ndryshojnë rrjedhën e transportit të naftës.
“Irani po synon që ta përdorë Ngushticën e Hormuzit në mënyrë maksimale, për shkak se rëndësia e Ngushticës së Hormuzit, pas 5 viteve besoj që nuk do të jetë e njejtë, për shkak se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, shtetet e gjirit do të ndërtojnë dhe janë në planfikim të tubacioneve të reja të cilat do ta kalojnë naftën nëpër të gjithë territorin e Arabisë Saudite, në drejtim të Detit të Kuq dhe pastaj në drejtim të Kanalit të Suezit, dhe në këtë moment Irani po synon që ta përdor Ngushticën e Hormuzit për ta arritur një marrëveshje e cila sipas tyrë do të jetë nq fuqi 10 apo 20 vitet e ardhshme. Ndërsa sa i përket uraniumit, kjo është vija e kuqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe molla e sherrit mes dy shteteve. Në qoftë se SHBA-ja bën tolerim në këtë pikë atëherë do të tregojë nëse kjo luftë ka qenë totalisht e paarsyeshme dhe e pavlefshme”, deklaroi Emini. /SHENJA/

