May 21, 2024
Maqedoni

Bujar Osmani nga tubimi në Zhelinë, ideja e presidnetit shqiptarë mision i rradhës

Kandidati i Frontit Evropian për president Bujar Osmani ka vazhduar fushatën në komunën e Zhelinës, ku ka deklaruar se misioni për presidentin e parë shqiptar nuk ka lindur ad hok, por si vazhdimsi e një projekti të dizajnuar 20 vite më parë.

Ky projekt sipas Osmanit ka tre qëllime pas konspiracion, shtet i popujve të barabart, shtet në NATO dhe shtet në BE.  Këto qëllime sipas tij janë realizuar mision pas misioni, kapitull pas kapitulli.
“Projekti i kryetarit të parë të parlamentit, kryetarit të aprë të qeverisë, dhe presidentit të parë është pjeës e një pakete e një misioni, e cila po realizohet një pas një në mënyrë konsekutive mandat pas mandati. Kur e kemi nisur projektin për kryetarin e parë të parlamentit ne e kemi ditur që misioni i rradhës është kryemisnitri. Kur e kemi nisur misionin e kryemisnitrit ne e kemi ditur se misioni i rradhës është presidentit. Dhe asnjëherë nuk jemni nisur nga ajo se a i kemi numrat, se kjo ishte vërejtja kur dolëm me idenë për kryemisnitrin”, u shpreh kandidati për president e Frontit Evropian, Bujar Osmani.
Ne nuk morëm 61 deputet në zgejhdjet e kaluara, por morrëm vullnetin tuaj dhe ajo mbështetje ishte fuqia më e madhe që sot në rendin e parë këtu të jetë kryemisnitri i vendit u tha të pranishmive në Zhelinë kandidati presidencial i Frontit Evropian Bujar Osmani.
Kandidati për presidnet i Frontit Evropian Bujar Osmani mbrëm mori pjesë edhe në hapjen e shtabit të nëndegëve nji dhe dy të PDSH-së në Tetovë. Osmani me këtë rast u shpreh i nderuar nga mbështetja që po e merr nga simpatizantët e PDSH-së për kandidaturën  tij presidenciale dhe u zotua se do ta nderojë respektin e marr nga simpatizantët e kësaj partie dhe të Frontit Evropian.
Osmani njëherit para të preinshmive theksoi se Fronti evropian është përgjigje për kërcënimin më të madh që i ndodh botës, e që mund ti ndodh edhe Ballkanit ehde Maqedonisë së Veriut. Në këto zgejhdje ka dy oferta alternative tha Osmani, sipas të cilit është oferta e Frontit Evropian që ofron anëtarësim në BE në 5 vitet e ardhshme  deri në 2030 dhe ofertën alternative të nacionalizmit që kërkon 61 deputet për të na përjashtuar nga vendimmarrja.
Ne me kryemisnitrin shqiptar vetëm kemi krijuar kushte që secili në këtë shtet pavarësisht përkatësisë, etnike, politike, fetare, kulturore e sociale, të ketë mundësi të barabarta tha Osmani./TVM2