April 27, 2024
Maqedoni

Qytetari i kërkon Ramës të ruajë Kosovën nga Serbia, kryeministri thumbon Albin Kurtin: Tani duhet të ruhet nga…

Që prej ndërmarrjes së nismës së Minishengenit Ballkanit, i emërtuar së fundmi si “Ballkani i Hapur”, iniciative që Kosova ka refuzuar t’i bashkohet, në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama kanë vërshuar me qindra komente.

Së fundmi, një qytetar i bën thirrje kryeministrit shqiptar që ta ruajë Kosovën nga thundra kërcënuese e Serbisë.

Rama, i cili shpesh ndërvepron me komentuesit e tij, kundërpërgjigjet duke thënë se Kosova e ka fituar betejën me Serbinë falë aleatëve të mëdhenj e se tani duhet vetëm të ruhet nga thundra e frikës prej ballafaqimit me sfidat e paqes. Duke hedhur kunja ndaj Albin Kurtit, por edhe paraardhësve të tij, kryeministri shkruan se Kosova e ka humbur respektin ndërkombëtar.

Ja replika:

Komentuesi: Ruaje Kosovën që është tani nën thundrën kërcënuese Serbisë. Ajo është detyra jote

Edi Rama: Kosova e ka fituar luften me Serbine fale aleateve tane te medhenj, tash duhet te ruhet nga thundra e frikes prej ballafaqimit me sfidat e paqes, qe prej disa vitesh po e izolon e po e ben te humbase shume prej respektit nderkombetar qe gezonte vite me pare!