May 6, 2024
Maqedoni

Takim Besimi-Damjanoviq – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mali i Zi t’i shfrytëzojnë kapacitetet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe përpjekjet në rrugën drejt BE-së

24 nëntor 2022, Shkup – Sot, në Ministrinë e Financave, ministri i Financave, Fatmir Besimi, realizoi takim me homologun e tij nga Mali i Zi, Aleksandar Damjanoviq, me ç’rast u konfirmua bashkëpunimi i mirë ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për avancimin e tij.
Në këtë takim të dy ministrat iu referuan situatës së përgjithshme ekonomike në kuadër të krizës, masave që po ndërmerren për përballimin e pasojave të krizës ekonomike, si dhe politikave bazë makroekonomike që po zbatohen. Ata shkëmbyen përvoja mbi zgjidhjet që zbatohen në fushat që mbulojnë.
Besimi dhe Damjanoviq deklaruan se marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve, janë duke u realizuar me sukses dhe se duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë e disponueshme për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Prandaj, u konkludua se duhet të shqyrtohen mundësitë dhe të ndërmerren nisma për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, përmes takimeve më të shpeshta në nivel ekspertësh.
Gjithashtu, si dy vende që po hapërojnë në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE, u shkëmbyen përvoja në realizimin e kritereve për anëtarësim në BE.Ministri malazez, ofroi ta ndajë përvojën e Malit të Zi në pjesën e kapitujve që mbulojnë këto resore me Ministrinë e Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Me këtë u theksua se bashkëpunimi rajonal dhe kapacitetet e vendeve janë të rëndësishme për të shfrytëzuar mjetet në dispozicion të fondeve evropiane.
Shkëmbimi i mallrave mes dy vendeve i kalon 30 milionë euro dhe në vitin 2022 u shënua rritje prej rreth 27%.