May 1, 2024
Maqedoni

Kasami rizgjedhet kryetar i Besës

Bilall Kasami u rizgjodh në krye të Lëvizjes BESA në kongresin e dytë të këtij subjekti politik. Si kandidat i vetëm me shumicë votash Kasami mbetet në fron të partisë, ndërkaq zëvendës i tij u zgjodh Arianit Hoxha. Në Kongresin e dytë të mbajtur të shtunën në Shkup u zgjodhën edhe anëtarët e kryesisë qendrore dhe organet tjera të partisë. Kasami kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke vlerësuar se ky pushtet, sipas tij, jo legjitim, është duke punuar në dëm të qytetarëve. Ai lë hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të bëj koalicion me Aleancën për Shqiptarët të Zijadin Selës, shkruan Alsat

“Lëvizja Besa ka treguar që është e hapur dhe është e angazhuar fuqishëm për një bashkëpunim dhe bashkim të opozitës shqiptare, por asnjëherë nuk kemi ngurruar që edhe të vetëm të dalim në zgjedhje. Ne angazhohemi që të kemi artikulim të përbashkët të zërit opozitar që më shpejtë dhe më lehtë të biem ndryshimin e kamotshëm të nevojshëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por njëherësh ne vazhdojmë në rrugëtimin tonë që edhe të vetëm nëse është nevoja të dalim në zgjedhje, të cilat presim të jenë sa më shpejtë që është e mundur”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA /Alsat.mk