May 21, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Taravari takim me rinin e komunës së Sarajit

Kandidati për president nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka realizuar takim me te rinjë në parkun e qendrës rekreative Saraj. Taravari shprehet sa është më se e nevojshme që të zhvillohen bashkëbisedime me rinin  e vendit që për së afërmi të njoftohet me problemet dhe idet që I kanë ata, pasi janë e ardhmja e vendit dhe duhet dëgjuar zëri i tyre.
I pyetur reth deklaratës së kundërkandidtati  presidnecial Bujar Osmani se kanë marrëveshje për moskaliocionim pa ndryshimet kushtetuese, Taravari u shpreh  se ajo është marrëveshje xhentellmenësh. Taravari është i bindur se VLEN do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhëshme por jo në koalicion me parti që është kundër rrugës evropiane.
“Në komunën e Sarajit të bashkëbisedojm me rinin, ti dëgjojm edhe problemet dhe idet e tyre. Zakonisht të rinjët janë shumë më kreativ dhe shumë më racional se sa ne. Pak do të ecim dhe do të bëjm aktivitet fizik dhe do ti dëgjojm telashet, problemet e tyre, eventualisht për ti fol edhe në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 8 maj. Unë po e përsëris se kemi një marrëveshje xhentëlmenësh. Ne sigurojm që nuk bëhemi pjes e një koalicioni që nuk e shkon drejt rrugës Evropiane dhe nuk ka garanc më të fuqishme se sa VLEN-I në Qeverin e ardhëshme sepse VLEN-I me siguri do të jetë pjesë e Qeveris së ardhëshme dhe nuk ka garanc më të fuqishme se do ta ecim rrugën evropiane”, u shpreh kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari.
Taravari njëherit bëri të ditur se e kanë ankimuar vendimin e Gjykatës themelore të Tetovës që njeh si kryetar legjitim të ASh-së Ziadin Selën. Ai thotë se faktet janë në anën e tyre, deri më tani në këtë lëndë janë ndryshuar 5 gjykatës dhe kjo nuk mund të kuptohet ndryshe veç si presion politik ndaj gjykatës në Tetovë./TVM2