Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se protesta e thirrur më 22 dhjetor do të marrë forma të tjera, deri në grevë urie, me qëllim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Berisha theksoi se është shumë e rëndësishme që të ‘ngrihen në këtë betejë’

“Është shumë e rëndësishme të ngrihemi për këtë betejë, kjo është një diktaturë ku garantoj se është më e egër se ajo e ’91‑shit. Shpresa e vetme është opozita, ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë si përpjekja e fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet. Është faktuar gjithçka, farsa elektorale dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut.

Është thirrur data 22, protestat tona do të diversifikohen me greva urie, me të gjitha format, nëse ne vendosim të përmbushim misionin tonë dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim.

" "

Të gjithë ne duhet ta kemi të qartë, që me këtë regjim, është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme. Ato janë format që rrëzojnë narkodiktaturat dhe diktaturat, angazhimi i sa më shumë të rinjve në këtë betejë, të cilën opozita do ta fitojë, shqiptarët do ta fitojnë”, u shpreh ai.

sqShqip