FILE - Republican presidential candidate former President Donald Trump speaks at a campaign rally, Saturday, July 27, 2024, in St. Cloud, Minn. (AP Photo/Alex Brandon, File)

NATO nuk do të mbajë samitin e liderëve të planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, ndërsa Aleanca Veriatlantike pritet të reduktojë edhe numrin e takimeve të nivelit të lartë gjatë kësaj periudhe.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë mund të mbahet në vitin 2028, pasi është vendosur që takimi i planifikuar për vitin 2027 të mos zhvillohet. Kështu ka dështuar paralajmërimi i bërë nga vetë Rama që në fund të vitit 2024, se në vitin 20227 në kuadër të Samitit të NATO-s në Tiranë do të vijë presidenti amerikan, Donald Trump.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se samitet e liderëve do të organizohen vetëm kur të konsiderohen të nevojshme.

Ndryshimet nuk kufizohen vetëm te takimi i liderëve. Edhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare nuk do të zhvillojnë takimin e planifikuar për tetor të vitit 2027.

" "

Po ashtu, ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen vetëm një herë gjatë vitit të ardhshëm, në vend të dy takimeve që mbaheshin zakonisht.

Vendimi për reduktimin e takimeve të nivelit të lartë vjen në një periudhë tensionesh brenda Aleancës lidhur me shpenzimet për mbrojtjen, si dhe zhvillimet që lidhen me Iranin dhe luftën në Ukrainë.

Kështu, Shqipëria, e cila ishte paraparë të mirëpriste liderët e vendeve anëtare të NATO-s në vitin 2027, mund të presë samitin e radhës në vitin 2028, ose mund edhe të mos mbahet as atëherë.

sqShqip