May 20, 2024
Maqedoni

Aziri: Qeveria ia shkurtoi 4 milionë euro sektorit privat përmes manipulimit me subvencionimin e pagës minimale

Deputeti dhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, ka demaskuar një manipulim të rëndë të Qeverisë me sunvencionimin e pagës minimale, me të cilin sektorit privat ia shkurton 4 miljon euro, përcjell in7

Ai sqaroi se në subvencionimin e rritjes së pagës minimale, Qeveria nuk ka paraparë tatimin personal për çka duhet të paguajë edhe 308 denarë për një pagë. Ai tha se rritja e pagës minimale do të përfshijë 78.000 të punësuar dhe me këtë rast, vetëm për një muaj sektorit privat i shkurtohen 24 miljon denarë në muaj nga mospagesa e plotë subvencionimit të pagës minimale. Kështu ai tha se për 10 muajt e ardhëshëm sektorit privat i shkurtohen 240 miljon denarë apo rreth 4 miljon euro.

Kjo sipas Azirit ka ndodhur pasi në ligjin e propozuar për rritjen e pagës minimale, parashihet vetëm subvencionimi i kontrinuteve, por nuk është paraparë edhe subvrncionimi i dallimit në tatimin personal./in7.tv/