May 6, 2024
Kolumna

Znj. Ambasadore Ageler, të gjithë jemi të zgënjyer nga Prokuroritë dhe Gjykatat e RMV-së

Shkruan: Ejup Berisha

Z,nj Ambasadore e SHBA-ve Ageler Mirëse vjen në klubin shumicës së qytetarëve të zhgënjyer nga puna e Prokurorive dhe Gjykatave që veprojnë në kuadër të sistemit Gjyqsor të RMV-së. A po na e dini tash hallin dhe telashet që i kemi ne këtu me këto dy mekanizma të Gjyqsisë. Ju si shtet keni të drejtë të jeni të zhgënjyer se paski investuar gjysëm miljard dollarë për profesionalizimin dhe rritjen e efikasitetit të Prokurorive dhe Gjykatave tona këtu pasiqë nuk qenka arritur efekti për të cilin janë dhënë paratë. Por Z.nj Ambasadore a mund ta paramendoni se sa ne si qytetarë te RMV-së jemi jo vetëm të zhgënjyer por edhe të brengosur e të frikësuar me këtë gjendje nëpër Prokuroritë dhe Gjykatat e vendit. Edhe ne pra kemi paguar çmim tepër të lartë si pasojë e punës jo profesionale dhe joefikase të Prokurorive dhe të Gjykatave këtu. Mund të themë se ne këto gjëra i kemi paguar jo vetëm me para por edhe me lëkure e disa njerëz bile edhe me jetët e tyre. Në jetën e perditshme Z.nj ambasadore Ageler nëse nuk e shijoni vet ndonjë gjë apo ndonjë situatë të caktuar atëher nuk mund ta kuptoni se sa keq është apo se si mund te ndjeheni kur ka gjendje të pavolitshme në shtet dhe në shoqëri. Ne pra Z.nj Ageler ndjehemi keq dhe te brengosur e të friksuar nga ajo që mund të na ndodhë me këtë Gjyqsi që e kemi tani dhe a e dini pse sepse ndoshta mund ta pësojmë keq nga veprimet dhe puna e tyre e cila tani për tani ka dalur nga binarët. Kjo do te thote se ne kemi rënë nga pema apo e kemi pësuar nga prokurorite dhe gjykatat e vendit tonë prandaj jemi tepër të zhgënjyer. Z.nj Ambasadore e SHBA-ve në kohëra më të hershme ka egzistuar njëfar njeriu me emrin Nasradin Hoxha për të cilin thonin se ka pasur aftësi për të përdorur fjalë dhe shprehje adekuate për çdo situatë apo dhe për secilën ndodhi ne jetë. Se prej nga ka qenë ky far Nasradini dhe athua vallë i njëjti a ka qenë personalitet real apo i imagjinuar unë Z.nj Ambasadore Ageler këtë gjë nuk e di, por ata që kanë folur për të kanë thënë se i njëjti ka pasur një intelegjencë të jashtzakonshme sepse ka pasur pergjigje dhe zgjidhje adekuate per shumicen e çështjeve dhe ndodhive ne jetën e përditshme në kohën e tij. Bile disa prej tyre kane ngelur trashegimi njerëzore që përmenden prej kohës së këtij Nasradinit. Znj ambasadore Nasradin Hoxha njëher kishte rënë aksidentalisht nga trupi i një peme apo nga dardha dhe kur kanë shkuar ta vizitojnë shoqëria, të afërmit dhe komshnjtë të njëjtin në spital ky ata i ka pyetur se pse kenë shkuar ta vizitojnë në spital, ata i janë përgjigjur se kanë shkuar për ti bërë vizitë për shkak se ka pësuar aksident. Dhe Nasradini vizitorët e tij i ka pyetur se a kanë rënë edhe ata ndonjeherë nga druri i dardhës ata që i janë përgjigjur po ky i ka lejuar ta vizitojnë e ata që kanë thënë jo ky të njëjtëve u ka thënë që të largohen nga dhoma e spitalit
sepse këta nuk i dinë pasojat e të rënit nga pema. Z.nj Ageler edhe unë me familjen time kemi rënë nga druri i sistemit gjyqsor të RMV-së. Ne pra në vitet e 90 nuk arritëm të sigurojmë dëmshpërblim për humbjen e njeriut më të shtrenjtë të familjes Babait tonë Isufit. Ky ishte viktimë e fatkeqsisë ajrore që ka ndodhur këtu te ne në fund të vitit 1993 në qytetin e Ohrit. Dhe kur ne atëher tentuam që të sigurojmë dëmshpërblim përmes Gjyqit ky institucion e refuzoi lëndën duke e shpallur si të vjetruar edhe pse ne e kishim respektuar afatin ligjor për të parashtruar lëndën në Gjyqin e atëhershëm Komunal Shkupi. A e shihni se edhe ne jemi të zhgënjyer nga puna e Prokurorive dhe e Gjykatave këtu Znj. Ambasadore Ageler apo fugurativisht thënë edhe ne kemi rënë prej dardhe.