May 17, 2024
Maqedoni

AHMETI KUJTON SHOKËT NË HAGË: DREJTËSIA ËSHTË NË ANËN TONË

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në koncertin e Ditës së Plisit që është mbajtur sot në Shkup, ka kujtuar edhe bashkëluftëtarë e tij nga Kosova që gjenden në Hagë.

“Lavdi e përhershme të gjithë dëshmorëve, të gjithë luftëtarëve. Duhet bërë edhe sakrifica edhe më tutje. Unë, bashkëluftëtarët e mi i kam në Hagë sot. Por, kështu na kanë rastisur – ata që kanë paguar çmim, përsëri duhet të paguajnë çmim dhe unë jam shumë i sigurt se drejtësia është në anën tonë”, tha ndër të tjerash Ali Ahmeti./ KlanMacedonia