April 27, 2024
Maqedoni

Automekanikët maqedonas përkrahin kandidatët e BDUI-së: Sa më shumë gropa në rrugë, aq më shumë fitim për ne!

Automekanikët maqedonas e përkrahin fushatën e BDUI-së për zgjedhjet lokale, sepse vleresojnë se fitorja e kandidatëve të BDUI-së është e mirë për ekonominë vendore.
“Sa më shumë kandidatë të BDUI-së të fitojnë aq më shumë gropa do të ketë në rrugë dhe më shumë defekte të veturave. Kjo e rrit mirëqenien tonë ekonomike dhe e ndihmon ekonominë vendore”, thonë automekanikët maqedonas.
Ata mendojnë se me fitoren e kandidatëve të partive tjera do të rregullohen rrugët dhe kjo do të dëmton biznesin e tyre.
Të njëjtin mendim e kanë edhe “vullkanizerat” dhe “autollakerat”.

(Pr Dr është rubrikë satirike)