May 11, 2024
Maqedoni

Gazetari i thotë Hekuran Dukës mos fol si Ali Ahmeti (Video)

Dibër, 30 shtator – Kanddiati i koalicionit ASH-AAA, Bekim Pocesta, vlerësohet si fitues i debatit të parë për Dibrën, që u realizua në Tv 21. Në këtë debat, Pocesta ka prezantuar shumë projekte konkrete, për dallim prej kundërkandidatit Hekuran Duka, i cili ka folur për filozofinë e blertë.

“Dibra ka qenën qyteti i njeërzve të shkencës, arsimit dhe kulturës. Kjo ka qenë Dibra e vërtetë, që shumë vështirë mund ta gjejmë për fat të keq n2 realitetin e sotëm”, tha Pocesta.

“Dibra është në gjendje të mjerushme në shumë aspekte. Arkitektura e qytetit është në kaos total, por mbi të gjitha Dibra është një qytet i shpresës së humbur, qytet i boshatisur për shkak të zhvillimit të dobet ekonomik. Deri sa nuk e caktojmë diagnozën e saktë, nuk mund të gjejmë rrugëdalje nga kjo situatë”, tha Pocesta.

Kryetari aktual Hekuran Duka u arsyetua se në dy vitet e fundit nuk janë realizuar investime kapitale për shkak të krizës së Kovidit, mirëpo Pocesta e hodhi poshtë këtë aresyetim të tij.

“Nuk ka bazë ky arsyetim, sepse qytetarët e Dibrës kanë paguar tatimet edhe gjatë krizës së Kovidit. Nuk kanë qenë të liruar nga tatimet”, shtoi Pocesta.
Ai në mënyrë të detajuar numëroi projektetet të cilat do ta ringjallin këtë qytet.

“Dibrës nuk i nevojitet Platformë për një mandat. Dibrës i nevojitet plan afatgjatë. Vitin e ardhshëm Shqipëria do të përfundojë Rrugën e Arbrit. Nevojiten projekte serioze që Dibra të përagtitet në aspektin infrastrukturor për këtë”, theksoi Pocesta duke numëruar edhe rrugët dhe unazat që duhet ndërtuar, krahas mirëmbajtjes së rrugëve aktuale dhe renovimit të Sheshit Skenderbeu.

Pocesta theksoi se pjesa perëndimore e komunës së Dibrës është e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe dhe blegtorisë, kurse pjesa lindore për ndërtim të lagjeve rezidenciale dhe për këtë duhet krijuar kushte.

Kundërkandidati i tij, Duka nuk ka përmendur ndonjë projekt të rëndësishëm, por ka folur për filozofinë e blertë, deri sa edhe udhëheqësi i emisionit ka kërkuar të flasë konkretisht për Dibrën e jo “si të jetë Ali Ahmeti”.
(Minuta 13:00)

Ajo që ra në sy ishte mungesa e respektit në disa momente nga ana e Hekuran Dukës, i cili shpeshherë kundërkanditatit të vet i drejtohej me “ky”. Kjo gjithsesi që nuk është sjellje në nivelin që kanë qytetarët e Dibrës, të cilët habiten se çka ka ndodhur me Dukën, sepse thonë që para se të futet në politikë nuk ka qenë i tillë, por shumë më i kulturuar. (Zhurnal.mk)