Forumi Rinor BDl: Platforma e gjelbërt nuk është vetëm një platformë për të konkuruar në zgjedhje

Platforma e gjelbërt nuk është vetëm një platformë për të konkuruar në zgjedhje, por është e ardhmja e vendit tonë që garanton jetë të kualitetshme dhe standarde perëndimore.

Marshi me biçikleta është një aktivitet për të ndikuar në pasionin e qytetarëve për ambientin dhe qytetin tonë, ku ne Integristët e ri, përcollëm një mesazh solid për rëndësinë që ka agjenda e gjelbërt.

Si pjesë e doktrinës tonë politike, Komuna e Tetovës dhe kryetarja Arifi do të angazhohen në inkurajimin e qytetarëve për rëndësinë që ka e gjelbërta për shoqërinë tonë dhe për implementimin në praktik të agjendës së shpresës.

Bashkë ndërtojmë të ardhmen, për gjeneratat e reja!
Zgjidh jetë, voto blertë 3💚