Arjanit Duraku

Ali Ahmeti u bëri thirrje shqiptarëve, veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve që t’i bashkohen protestës së fundit në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës speciale.

Por kur të gjithë dolën në protestë, ai nuk u shfaq në shesh.

Mungesa e tij ngre një pyetje të pashmangshme: a e kuptoi se prania e tij në këtë tubim do të ishte e padëshiruar, ku madje pati edhe një incident.

" "

Sepse sot, pikërisht në një protestë kundër Gjykatës speciale, emri i Ahmetit rikthehet në qendër të debatit politik për shkak të qëndrimeve dhe rolit të tij të dikurshëm ndaj kësaj gjykate.

Siç dihet, vetë Ahmeti ishte i ftuar nga Dhomat e specializuara në Hagë ku ishte intervistuar për rreth 27 orë gjatë tre ditëve. Ai është ndër ta që kishte lobuar për themelimin e Gjykatës speciale, ndërsa mungesa në protestë mund të shihet edhe si një moment politikisht domethënës.

Të bësh thirrje për protestë nga distanca është një gjë, ndërsa të dalësh vetë në shesh, përballë njerëzve dhe para kamerave është krejt tjetër.

A ishte mungesa e Ahmetit thjesht zgjedhje personale, apo e kuptoi se në një protestë të tillë prania e tij do të sillte më shumë pyetje se sa mbështetje, pyetja mbetet e hapur.

sqShqip