Ejup Berisha

Shteti bashkëkohor luan rol qendror në organizimin e jetës publike. Ai e përbën kornizën institucionale dhe ligjore brenda së cilës ushtrohet pushteti politik dhe brenda së cilës qytetarët jetojnë, punojnë dhe marrin pjesë në jetën kolektive. Legjitimiteti i tij mbështetet në Kushtetutë, sundimin e ligjit, në sovranitetin qytetar, ndarjen e pushteteve dhe respektimin e të drejtave themelore. Shteti duhet ta sigurojë stabilitetin institucional, ta ruajë rendin dhe sigurinë publike, ta garantojë zbatimin e ligjeve dhe ti mbrojë liritë individuale dhe kolektive. I njejti gjithashtu i organizon shërbimet publike, zhvillon politika ekonomike dhe sociale, e siguron kohezionin social, si dhe mbrojtjen e interesit të përgjithshëm. Në një demokraci bashkëkohore, shteti nuk do të thotë vetëm autoritet dhe pushtet. Ai gjithashtu nënkupton përgjegjësi, kontroll, transparencë, llogaridhënie dhe respekt për qytetarët. Parlamenti, Qeveria dhe gjyqësori duhet të veprojnë brenda një sistemi kontrollesh dhe barazpeshash për të parandaluar arbitraritetin dhe përqendrimin e tepërt të pushtetit. Më tej, shteti bashkëkohor i përfaqëson qytetarët brenda tij dhe në skenën ndërkombëtare. Përmes diplomacisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit shumëpalësh, ai i mbron interesat e saj, kontribuon në sigurinë ndërkombëtare dhe merr pjesë në ndërtimin e marrëdhënieve paqësore midis shteteve. Me terma politikë shteti bashkëkohor duhet ta transformojë sovranitetin në qeverisje, autoritetin në përgjegjësi, ligjin në drejtësi dhe pushtetin publik në shërbim të së mirës së përbashkët.

Në Francë thonë se shteti duhet të jetë organizues i mire i jetës shtetërore dhe publike

Kjo bëhet përmes organizimit të vendit përmes, nxitjes së demokracisë dhe vendosjes së sundimit të ligjit.

" "

Këto janë disa nga misionet themelore të shtetit:

-Unë do të votoj në zgjedhjet e ardhshme.

-Unë duhet ti paguaj taksat e mia.

-Unë kamë diçka për të thënë.

-Unë dua ti kuptoj ligjet.

Shteti e mirëmban vendin çdo ditë, ai i vendos rregullat që na bashkojnë, e organizon jetën demokratike dhe kushtet për dialog midis qytetarëve dhe e garanton funksionimin e duhur të institucioneve në mënyrë që të gjithë të mund të gjejnë vendin e tyre në një shoqëri më të drejtë, më transparente dhe më të bashkuar. Çdo ditë, ai i bashkon njerëzit, dhe krijon lidhje midis nesh.

Më tej shteti na lejon cdo ditë: Të përfitojmë nga ligje të qëndrueshme

Shteti duhet të jetë i paanshëm, i ndershëm dhe i drejtë. Ligji i përcakton dhe i forcon liritë tona. Ai gjithashtu vendos kufij për të garantuar barazi dhe siguri për të gjithë.

Si e organizon shteti jetën demokratike, nga votimi deri te ligjet?

-Qytetarët votojnë.

-Përmes këtij aktiviteti ata i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

-Zyrtarët e zgjedhur duhet të debatojnë.

-Këta i shqyrtojnë dhe I ndryshojnë tekstet e ligjeve dhe akteve të tjera normative

Kështuqë Ligji i miratuar duhet të zbatohet njejtë për të gjithë., ajo që zbaton atë është administrata.

Shërbimet publike e përkthejnë ligjin në veprime konkrete për të gjithë.

Në terma praktikë, në jetën time unë mund, tizgjedh përfaqësuesit e mi, ta kundërshtoj një vendim administrativ, ta konsultoj një tekst ligjor, të marr pjesë në një debat publik ose konsultim me qytetarët. Dhe ky nuk është misioni i vetëm i shtetit ai e organizon jetën kolektive, i mbron qytetarët, i mbështet rrugët e jetës, përgatitet për të ardhmen, e promovon ekonominë dhe i mbron interesat e veta

Si ti kuptojmë më mirë shtetin dhe misionet e tij

Kjo bëhet përmes pyetjeve në vijim

Si e garanton shteti sundimin e ligjit?

Si merren vendimet publike në shtet?

Kush vendos dhe për çfarë në shtet?

Pse janë të rëndësishme institucionet? dhe

Si marrin pjesë qytetarët në jetën demokratike?

sqShqip