May 2, 2024
Rajon - Botë

A do të ngritet sërish Wagner në kryengritje kundër Putinit, pas vdekjes së Prigozhinit?

Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën në një aksident avioni privat në rajonin Tver në veri të Moskës.

Për këtë ka reaguar grupi Wagner në Telegram ku kanë shkruar se rrëzimi i avionit ishte një sulm nga mbrojtja ruse

Sipas agjencisë federale të transportit ajror të Rusisë: “Një hetim për rrëzimin e avionit Embraer që ndodhi në rajonin e Tverit këtë mbrëmje u nis. Sipas listës së pasagjerëve, emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhin u përfshi në këtë listë.”

Prigozhin udhëhoqi një grusht shteti të dështuar kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë në qershor , i cili përfundoi pasi luftëtarëve të Wagner iu premtua amnisti në Bjellorusinë fqinje.
Një kanal në rrjetin “Telegram” i konsideruar i lidhur me grupin e mercenarëve “Wagner” deklaroi se Yevgeny Prigozhin ka vdekur. Agjencia e lajmeve “Reuters” citon se ky është reagimi i parë që bëhet nga ky grup.

“Kreu i Grupit Wagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij, Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri! Lavdi Rusisë!” – thuhet në një postim në kanalin “Zona Gri”.

Autoritetet ruse thonë se në avion ishte edhe komandanti dhe bashkëthemeluesi i “Wagner”, Dmitry Utkin. Emri i tij ishte në listën e atyre që po udhëtonin në aeroplanin e rrëzuar sipas agjencisë ruse të transportit ajror. Edhe “Zona gri”, kanali Telegram që besohet se është i lidhur me Wagner, tha gjithashtu se Utkin është ka humbur jetën.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë ka përfshirë emrin e Yevgeny Prigozhin në listën e atyre “të deklaruar se udhëtonin në bordin e avionit të rrëzuar”. Emri i Prigozhin renditet së bashku me 6 pasagjerë të tjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit.

BBC ndërkohë ka pyetur njerëz të thjeshtë në kryeqytetin rus, Moskë ndaj lajmit për rrëzimin e avionit dhe vdekjen e shefit të Wagner, Prigozhin. Një burrë i quajtur Dmitry thotë se ishte “e pritshme për shkak të disa gjërave që ai bëri” dhe shton “ata duhet të ndëshkohen”. Dmitri vazhdon duke thënë se Prigozhin “kishte shumë armiq, me sa di unë”.

Kur një grua e pyet nëse është e shqetësuar për fatin e Prigozhinit, ajo përgjigjet duke thënë: “Ne jemi të shqetësuar për të gjithë; zemra jonë dhemb për të gjithë në botë”.