May 19, 2024
BallinaMaqedoni

Aksion për dhurim të gjakut, Belovski: Gazetarët përballen me shumë probleme

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe nëpunësve mediatikë organizuan aksion për dhurimin e gjakut në kuadër të shënimit të 3 majit – Ditës botërore të lirisë së mediave. Me këtë rast kompetentët theksuan se gazetarët përballen me shumë probleme, por se ato mund të tejkalohen me unitet dhe guxim.

“Ne duhet të solidarizohemi dhe të tregojmë sot me këtë aksion të dhurimit të gjakut se ne jemi të gjithë njerëz të thjeshtë, kujdesemi për demokracinë dhe ndërtojmë shoqëri më të mira me punën tonë”, – deklaroi kryetari i SPGM-së, Pavle Bellovski.

“Këto janë zgjedhjet e para në shtetin tonë, ku gazetarët, kameramanët, fotoreporterët, për herë të parë kanë status të personave zyrtarë me ndryshimin e Kodit Penal në vitin 2022. Kjo do të thotë se sulmi mbi gazetarët në kohën e kryerjes profesionale të punës së tyre do të llogaritet si sulm mbi person zyrtar dhe dënimi është me burg nga 3 muaj deri në 3 vite.”, – theksoi drejtori i ShGM-së, Dragan Sekullovski.

“Numri 125 i gazetarëve që e kanë humbur jetën për një vit në vendet e tyre të punës tregon që sa jeni të rrezikuar. Mënyra se si e shënojmë këtë ditë në vendin tonë me dhurim të gjakut tregon vlerë ndaj jetës, ndërsa një pikë gjaku shpëton shumë jetë.”, – u shpreh sekretarja e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska.

Aksioni mbahet me përkrahje të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe të Kryqit të Kuq të Maqedonisë. Ky aksion do të zhvillohet në mënyrë të koordinuar në disa lokacione në Shkup, Manastir, Strumicë dhe Shtip prej 08:00 deri ora 14:00.