May 19, 2024
Maqedoni

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut debaton për situatën në RMV

Grupi punues i Rishikimit Universal Periodik i Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OKB), sot në takimin në Gjenevë, për herë të katërt do t’i shqyrtojë të dhënat për gjendjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut është një nga 14 vendet që duhet të shqyrtohet nga grupi punues gjatë seancës së ardhshme, e cila do të mbahet nga 29 prilli deri më 10 maj. Rishikimi i parë, i dytë dhe i tretë për Maqedoninë e Veriut u mbajtën në maj të vitit 2009, në janar të vitit 2014 dhe janar të vitit 2019.”, njoftojnë nga Zyra e OKB-së në Shkup.

Grupi i Punës përbëhet nga 47 shtete anëtare të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, secili nga 193 shtetet anëtare të OKB-së mund të marrë pjesë në shqyrtimin e vendit.