May 19, 2024
Maqedoni

Shënohet Dita botërore e lirisë së medias, SPGM-ja me aksion për dhurimin e gjakut

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe nëpunësve mediatik sot organizon aksion për dhurimin e gjakut në kuadër të shënimit të 3 majit – Ditës botërore të lirisë së mediave.

Aksioni human, siç informojnë nga SPGM-ja, do të zhvillohet në mënyrë të koordinuar në disa lokacione në Shkup, Manastir, Strumicë dhe Shtip, në terminin prej ora 08:00 deri në ora 14:00. Aksioni mbahet me përkrahje të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe të Kryqit të Kuq të Maqedonisë.