April 27, 2024
Showbiz

Vajza nga Tetova e fiton çmimin ‘Dizajnerja më e mirë në Evropë’ për modë

Te Hënën ne Stamboll është mbajtur mbrëmja gala e “The Best Of Europe Awards” ku në mesin e shumë te Ftuarve Special nga rajoni dhe Bota, u ndan shume çmime për kategori te ndryshme.

Ne këtë ngjarje madhështore u shpërblye edhe shtëpia e modës nga Tetova Artizanat Gold me dizajneren Linda Idrizi te cilët njihem per veshjet e tyre tradicionale.

Dizajnerja e kësaj shtëpie te modës Linda Idrizi, mori çmimin e parë ‘Dizajnerja më e mirë për veshje me punë dore ne nivel ndërkombëtar’.

Linda ne skenën e spektaklit u shpreh shumë e lumtur me këtë çmim dhe deklaroi qe ky trofe është një mbështetje për te dhe Artizanat Gold, që të vazhdojnë tutje me krijime edhe me unike për të gjitha vajzat që duan të duken bukur në rastet e tyre te veçanta.

Vlen te theksohet që është hera e parë që një dizajnere shqiptare për veshje me punë dore arrin të marr në çmim kaq te rëndësishëm në nivel ndërkombëtar.