May 2, 2024
Rajon - Botë

Japonia paralajmëron banorët: Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë, qëndroni brenda

Qeveria e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim urgjent duke thënë se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë dhe banorët e prefekturës Okinawa duhet të qëndrojnë brenda për t’u mbrojtur.

Vihet re se 24 orë më parë, kryeministri japonez Fumio Kishida i kishte kërkuar Phenianit të “anulonte” lëshimin e raketës, tre muaj pas përpjekjes së mëparshme të dështuar.

“Kam kërkuar nga ministrat (japonezë) të informojnë publikun, të bashkëpunojnë me vendet e interesuara dhe t’i bëjnë thirrje Koresë së Veriut të anulojë këtë nisje, si dhe të marrë të gjitha masat e mundshme për t’u përgatitur për çdo ngjarje të paparashikuar”, tha Kishida. /Abc news