Sasho Mijalkovi të mbetet në paraburgim, kërkon Prokuroria e Lartë
Prokuroria e Lartë Publike nuk pajtohet për shfuqizimin e paraburgimit të Sasho Mijallkovit. Propozimi i Gjykatës së Apelit është që ankesa e tij të refuzohet dhe ish-shefi i policisë sekrete të qëndrojë në Shutkë. Mijallkovi është në paraburgim që nga 13 prilli, kur u dënua me tetë vjet burg për rastin “Thesari” për blerjen e pajisjeve të përgjimit për DSK-në përmes ndërmarrjes Finzi. Prokuroria më pas kërkoi paraburgim efektiv për Mijallkovin për shkak të rrezikut të arratisjes. Ai para 13 prillit ishte në paraburgim, por për një rast tjetër, më saktësisht për rastin “Target- Fortesa” ku u dënua me 12 vjet burg. Nga Gjykata e Apelit në Shkup theksuan se kanë mbajtur seancë pas ankesës së Mijallkovit, por nuk kanë vendosur që të kërkonin dokumente shtesë nga Gjykata Penale, e cila urdhëroi paraburgimin e tij.
Sapo të marrim çështjen dhe kërkesën nga Gjykata e Apelit për aktvendim me të cilin shfuqizohet masa e paraburgimit në rast tjetër, ne do t’ia paraqesim atë gjykatës më të lartë – njoftojnë nga Gjykata Penale.
Dokumenti që Gjykata e Apelit e kërkon nga kolegët e Penales është vendimi me të cilin Mijallkovit iu shfuqizua masa e arrestit shtëpiak në rastin “Target – Fortesa”. Gjykata e Apelit njoftoi se pasi Penalja t’u përgjigjet, ata do të marrin vendim me lutje të ish-kreut të DSK-së. Sasho Mijallkovi ishte në arrati para se të arrestohej. Kërkohej me urdhërarrest pasi shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskovska, mori informacione se Mijalkov po përgatitej të arratisej, pak para se ta dëgjonte vendimin për përgjimet e paligjshme dekadëshe. Por Mijallkovi nuk ishte i kapshëm për policinë. Ai shkoi vetë në prokurori dhe e mori vendimin për arrest shtëpiak, duke shpjeguar se ka pasur simptoma të Kovid 19 dhe është izoluar. Arratisja e Mijallkovit po hetohet nga prokuroria. Ish-drejtori i DSK-së duhet të sillet në gjykatë të mërkurën, për të dëgjuar fjalët përfundimtare të prokurorisë në rastin “Tortura” ose mënyrën në të cilën Lube Boshkoski u arrestua në vitin 2011, vetëm një ditë pas fitores së VMRO – DPMNE -së.