Kryeministri Edi Rama kishte një komunikim me rëndësi sot, 4 nëntor, për qytetarët para konferencës me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.
“Pjesën e luanit në këtë projekt-buxhet e zënë padyshim pensionistët, me 100 milion euro shtesë përveç indeksimit”, deklaroi ai, duke shtuar se në 2027-ën do të dyfishohet kjo shifër.
“1.7 miliard euro më shumë do të marrin pensionistët në mandatin e katërt qeverisës”, tha Rama.
Njoftoi se nga janari i vitit të ardhshëm do të rritet paga minimale në 500 euro për mbi 307 mijë punonjës.
“Paga minimale do të arrijë 700 euro! Jo vetëm kaq, siç e kemi premtuar qeveria do të subvencionojë për 9 muaj, plot 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat. Ja pra, ky jam unë dhe këta jemi ne!”, shtoi më tej.
83 mandatet e fituara më 11 maj, i cilësoi “83 arsye më shumë se sa deri dje për të mos fjetur gjumë, për të punuar pa pushim dhe për t’ju kthyer qytetarëve atë që iu takon pas votëbesimit”.

