Para se t’i mbushte 20 vjet, Bilall Likaj nga Lubeqeva e Prizrenit mori rrugën për në Francë. Jetoi atje plot shtatë dekada. Para pesë muajsh, në moshën 88 vjeçare, u kthye në vendlindje – i vetëm, por me zemrën plot.

Ky burrë i urtë, që sot i afrohet të 90-tave, i ka dhuruar Bashkësisë Islame 7 ari truall në Prizren dhe me mjetet e veta e ndërtoi xhaminë që sot njihet si Xhamia “Bilali” – një nga më të bukurat e qytetit. Shumëkush e njeh edhe si “xhamia e gurit”, për shkak të hijeshisë dhe mjeshtërisë së ndërtimit.

“Kam punuar në rini, bleva një shtëpi në Francë… e më pas e shita për të ndërtuar xhaminë. Në atë xhami e kam lënë shpirtin.”

Fjalë që të prekin thellë.
Allahu e shpërbleftë me mirësitë e Tij, në dynja e në ahiret.
Një jetë e tërë në punë, për një vepër që do të vazhdojë të jetojë.

🔹 “Vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që falin namazin, japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt tjetër përveç Allahut, janë ata që e ndërtojnë (e mirëmbajnë) shtëpinë e Allahut.🔹
(Surja Teube, ajeti 18).

Allahu e bekoftë bacën Bilal.

sqShqip