Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mbështetjen për kandidatin e VLEN-it për Komunën e Bërvenicës, Jakup Huseinin, i cili garon me numrin 4.
Azizi ka theksuar se me Huseinin, Bërvenica synon të hapë një kapitull të ri, duke e cilësuar numrin 4 si numrin e fitores.
“Prej sonte troket ora e fitores në Komunën e Bërvenicës! Me Jakup Huseinin, me numrin 4, drejt një kapitulli të ri për Bërvenicën! Jakup Huseini – numri 4!”, ka shkruar Azizi.

