Deputetja Sllavjanka Petrovska përmes një postimi në rrjetet sociale ka paraqitur akuza serioze se prej ditësh merr kërcënime me qëllim ta heshtin në kërkesat e saj për reforma dhe vetting në LSDM.
Ajo tregoi për koordinim në paraqitjet publike të aktorëve politikë, duke i përmendur Venko Filipçe, Vlado Misajllovski dhe OBRM-PDUKM-në.
“Prej ditësh, nga Bihaçka marr kërcënime të hesht në kërkesën për reforma dhe vetting në LSDM, ose do të shoh çfarë do të më ndodhë. Dhe shihni, të sinkronizuar: Venko Filipçe dje në konferencë, Misajllovski në intervistë, ndërsa OBRM-PDUKM sot në mëngjes në konferencë me të njëjtat teza, të njëjtat sulme. A ka dëshmi më të mirë për marrëveshjen e tyre dhe nevojën e qartë për të mbrojtur investimin më të mirë të OBRM-PDUKM-së në Bihaçka, e kjo është Venko Filipçe. Në interes të kësaj aktivizohen të njëjtat gënjeshtra dhe manipulime që u shpërndanë edhe para një viti”, theksoi Petrovska.
Ajo i ftoi institucionet kompetente të verifikojnë gjetjet, ndërsa kundërshtarët politikë i sfidoi për ballafaqim.
“Publiku ka të drejtë ta dijë të vërtetën, i ftoj institucionet kompetente sa më shpejt të verifikojnë gjetjet, ndërsa Misajllovskin dhe Filipçen i ftoj në ballafaqim televiziv për këtë temë, duan veç e veç, duan së bashku siç veprojnë, duan një nga një”,porositi Petrovska.

