Interesimi i nxënësve për arsimin e mesëm profesional këtë vit ka shënuar rritje të dukshme, duke tejkaluar interesimin për arsimin gjimnazist.

Kështu deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani në emisionin “Pas numrave” në TVM2, duke bërë të ditur se rreth 10.800 nxënës janë regjistruar këtë vit në shkollat e mesme profesionale.

“Ky është një sinjal i mirë”, tha Sulejmani, duke theksuar se orientimi i nxënësve drejt profesioneve po lidhet gjithnjë e më shumë me nevojat reale të tregut të punës.

Sipas tij, Ministria e Arsimit gjatë viteve të fundit, para hapjes së konkurseve dhe paraleleve të reja, zhvillon analiza të tregut të punës për të përshtatur profilet arsimore me kërkesën për kuadro.

" "

“Viteve të fundit, konkurset që i hapim për nxënësit e arsimit të mesëm, bëjmë hapjen e paraleleve pas një studimi dhe analize të tregut të punës”, deklaroi Sulejmani.

Rritja e interesimit për arsimin profesional, sipas tij, madje shihet si një hap pozitiv drejt përgatitjes së të rinjve me aftësi dhe profesione që kërkohen drejtpërdrejt në tregun e punës.

sqShqip