Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, nga nesër do të jetë pjesë e delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut që do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë vizitës në ShBA, delegacioni do të zhvillojë një sërë aktivitetesh dhe takimesh në Washington dhe New York, në kuadër të pjesëmarrjes së vendit në aktivitetet e Kombeve të Bashkuara.
Sali do të marrë pjesë në agjendën e delegacionit dhe në takimet me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Vizita në ShBA zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe pjesëmarrjes në aktivitetet e Kombeve të Bashkuara.
"
"

