Bekim Sali: Visar Ganiu premtoi te “Kontrata” por nuk ndërtoi qendër rinore në lagjen Seravë
Sot, bashkë me miqtë e me bashkëpunëtorët e mi, dolëm në lagjen Serava që ta kërkojmë qendrën rinore, të cilën Visar Ganiu e kishte premtuar në vitin 2017. Për ata që nuk e mbajnë mend, më 2017 në të a.q. Kontrata, në faqen 72 të saj, kryetari i i deritanishëm i Çairit, Visar Ganiu, kishte shkruar të bardhën mbi të zezë se në lagjen Serava do të bëjë një qendër rinore te bashkësia lokale në vlerë prej 250 mijë euro. Dhe, ja – shikojeni vetë! Janë bërë katër vjet dhe ky objekt është siç ka qenë para 50 vjetëve. Asgjë nuk ka ndryshuar.
Prandaj, duke e konstatuar se ai ka mashtruar dhe paratë e kësaj qendre janë avulluar diku, unë edhe sot do ta bëj pyes publikisht:
– Pse duhet t’i besojnë qytetarët përsëri një njeriu që gënjen dhe mashtron? Nëse ka mashtruar me kontratë, çfarë mund të mashtrojë ai pa kontratë?
Të dashur qytetarë, kush mashtron një herë, gjithë jetën mashtrues mbetet. I tillë është Visar Ganiu.
Sidoqoftë, ne jemi këtu që me master-planin tonë të premtojmë se në Çair do ta ndërtojmë Qendrën e Kulturës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë. Për këtë kam gjetur edhe donatorë nga Turqia dhe na duhet vetëm ta kalojmë testin e të dielës dhe kjo qendër të bëhet realitet.
Bekim Sali
Kandidat për kryetar të Komunës së Çairit
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA