Qendra për Menaxhim me Kriza(QMK) ka nisur një projekt pilot për instalimin e kamerave të mençura për zbulimin e hershëm të zjarreve në pyje. Këto kamera moderne do të vendosen në disa zona kritike në të gjithë vendin dhe do të jenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme 24-orëshe nga Qendra Operative e QMK-së.
Ata shpjegojnë se një numër më i madh kamerash janë aktualisht në funksion dhe rrjeti po zgjerohet në rreth 50 kamera, gjë që do të rrisë ndjeshëm mbulimin e zonave kritike pyjore në të gjithë vendin.
Siç njoftoi Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, qëllimi kryesor i këtij projekti është zbulimi në kohë i zjarreve, gjë që do të mundësojë reagim më të shpejtë nga shërbimet kompetente dhe një koordinim më efikas në terren gjatë ndërhyrjeve. Kamera me rrotullim 360 gradë, të cilat monitorojnë vazhdimisht zonën dhe drejtohen dhe ndalen automatikisht në vendndodhjen e saktë sapo të detektojë tym ose flakë. Njoftim automatik me anë të email-it dhe mesazhit në Qendrën Operative të QMK-së në detyrë menjëherë pas zbulimit të tymit ose zjarrit”, shpjegon QMK.

