Ejup Berisha

A ma shpjegon një çështje të pakuptimtë. Kur kamë qenë në pushtet nuk i kamë përkrahur studentët pasiqë i kamë harruar se egzistojne të njejtët. E tani kur nuk kamë pushtet vrap para studentëve në protesta. Me studentët duhet të jeshë gjithmonë sepse ata janë gjaku ynë, fëmijët, vellezerit e motrat tona. Këta e meritojnë përkrahjen dhe mbeshtetjen e parezerve e të përhershme për kauzat e tyre të drejta e me vend, por jo edhe kur protestat organizohen dhe orkestrohen nga subjekti politik që më parë nuk e përkrahte askend e lere më studentët.

Ku ishin atëherë kur mundnin ti përkrahin studentët e nuk i përkrahnin dot për asgjë e tani gojën e kanë plot studentë, studentë, studentë askund nuk ishin. Janë zbuluar apo janë të tejdukshme më veprimet tendencat dhe që
llimet e tilla të tyre. Janë deja vu apo ky është jo një skenar i parë filmi por një seri e skenareve të para më episodeve te para të filmave të emetuar këtu te ne. Në protestën e kaluar i pamë disa studentë partiak pleq që në pamundësi që tu prijnë protestave rrinin anash studentëve. Këta ishin ata që më herët kishin kohë të mjaftueshme që studentët sot mos ti ngarkojnë me qështjen në fjalë por këta
atëher nuk e bënë të mundur dhënien e provimit të jurisprudencës nga ana e studentëve në gjuhën shqipe.Ndërsa gjatë tërë kohës më parë të njejtët gojën e kishin plot me patriotizëm apo me gjuhën shqipe gjuha shqipe, gjuha shqipe.
Ne nuk harrojmë se në një kohë të mëhershme janë rrahur studentët apo te njejtëve u mbyllej goja që mos të flasin për të vërtetat e hidhura e tani disa vrap para tyre në protesta. Nuk është përkrahje kjo por tendencë për ti futur në sherr studentët me qëllim që të përfitohet për vete politikishtë
pastaj nga ndonjë situatë e pakëndeshme e mundëshme e krijuar. Dhelpra e vajton pulën pasiqë e han vetë ate por jo se i dhimbset viktima por për faktin se asaj i dhemb barku pasiqë është tejngopur me mishin e pulës së ngrënë. Edhe një
herë nuk përkrahen studentët vetëmse kur je pa pushtet por më mirë e më lehtë ata përkrahen kur ke pushtet. E disa kur kishin pushtet nuk i përkrahnin asesi studentët e tani kur nuk janë në pushtet vrap para studentëve në protesta.

sqShqip