Partia VLEN përmes një kumtese për media ka shpalosur në detaje të gjtha pikat e platformës politike, duke filluar me barazinë reale të shqiptarëne në çdo institucion.
Nga VLEN theksojnë se do të vijojë lufta e pakompormos kundër korrupsnionit, krijimin e kushteve për arsimi cilësor dhe në fund zotimi se do të zbatohet në thelb Marrëveshja e Ohrit.
Komunikata e plotë:
Më 9 maj, në një datë me simbolikë të veçantë për të ardhmen europiane, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shënoi një moment të rëndësishëm. Ideja që dikur u vu në dyshim, rrugëtimi që u sfidua dhe bashkimi që u pengua nga shumëkush, mori formë të plotë dhe u bë realitet politik.VLEN, nga një bashkëpunim mes pesë subjekteve, u shndërrua në një trup të vetëm politik.Ky nuk ishte vetëm një vendim organizativ, por një akt përgjegjësie ndaj shqiptarëve dhe një dëshmi se kur interesi i përbashkët vendoset mbi interesat e ngushta, politika prodhon zgjidhje, jo përçarje.VLEN doli me një vizion të qartë: politikë në shërbim të njeriut. Një qasje që nuk ushqehet me frikë dhe ndarje, por ndërtohet mbi dinjitet, barazi, punë dhe përgjegjësi.

