Problem me furnizimin e kerozinit nuk ka, kemi rezerva për 90 ditë, edhe pse ligjërisht duhet të kemi për 60 ditë. Edhe krahas krizës, hapim pesë destinacione të reja nga aeroportet në Shkup dhe Ohës, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski.

“Me kerozinin, krahas asaj që furnizohen aeroportet në Shkup dhe Ohër, furnizohen edhe tërësisht aeroporti në Prishtinë dhe pjesërisht aeroporti në Nish. Kemi arritur që Shkupin ta bëjmë qendër të katër aeroporteve, që furnizohen prej këtu. Kemi rezerva të kerozinit për 90 ditë, ndërsa ligjërisht është 60 ditë, ashtu që nuk kemi kurrfarë problemi me furnizim”, tha Nikollovski në potkastin “Noqno studio”.

Madje edhe në kushte kur paralajmërohen anulime të fluturimeve, ne gjatë muajit qershor planifikojmë pesë destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit, shtoi Nikollovski.

“Austria erlajns do të fillojë të fluturojë nga Vjena për në Ohër për herë të parë. Vizer do të fluturojë nga Ohri për Krakov dhe Vrocllav dhe kemi dy destinacione të shkëlqyeshme nga Aeroporti i Shkupit, një është Palermo – Sicilia, ndërsa tjetra Algero – Sardinia”, tha Nikollovski.

sqShqip