Ka ndërruar sot jetë legjenda e gazetarisë sportive nga Shkupi, Sami Ademi. Kolegët dhe opinioni me dhimbje të thellë e kanë peanuar këtë lajm.
“Sot humba një shok e koleg shumë të dashur, Sami Ademin. Ishte mësuesi ynë në sport dhe një njeri me shpirt të butë. Kur hyra për herë të parë në punë, ai më priti si të isha i veti, më dha dorën dhe më hapi rrugën në gazetari.
Për mua nuk ishte vetëm koleg, por njeri që të gjendej gjithmonë pranë. I qetë, i mirë dhe gjithmonë i gatshëm me ndihmu”, ka shkruar kolegu dhe miku i tij më i acërt, Artan Zyberi.
IN MEMORIAM, KA NDËRRUAR JETË SAMI ADEMI
Para pak castesh morem lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kolegut tonë gazetarit të njohur sportiv, Sami Ademi. Kontributi i tij në gazetarinë sportive do të mbetet i paharruar, ndërsa pasioni dhe përkushtimi që tregoi ndër vite do të kujtohen gjithmonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv. U prehtë në paqe.

