epa07071798 FYR of Macedonia ex-prime minister Nikola Gruevski arrives in the court in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 05 October 2018. The Skopje Court of Appeal has confirmed the two-year prison term for the ex- prime minister, Nikola Gruevski, for abuse in the procurement of the bulletproof Mercedes of 600,000 euros. According to the Special Public Prosecutor's Office, Gruevski's crime in the 'Tenk' case is obsolete at the end of October, so the verdict is in the legally stipulated deadline. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Gjykata Penale e Shkupit ka publikuar informacione në lidhje me rastet që lidhen me ish-kryeministrin Nikola Gruevski. Gjykata Penale njoftoi se dy urdhër-arreste për ekzekutimin e sanksioneve janë aktualisht aktive kundër të dënuarit Nikolla Gruevski.

Vendimet e mëposhtme të njohura si: “Dhuna në Qendër”, me vendimin K.br. 1904/16, për të cilin është ngritur çështje për ekzekutimin e dënimit me burg KUIKP 1094/21, për një periudhë prej 1 viti e 6 muajsh, ekzekutimi i të cilit skadon më 10.09.2027; si dhe çështja e njohur si “Vendet në Vodno”, me vendimin KOK 63/21, për të cilën është ngritur çështje për ekzekutimin e dënimit me burg KUIKP 732/23, me dënim të vetëm me burg prej 9 vitesh, ekzekutimi i të cilit skadon më 14.02.2043″.

“Duke qenë se për të njëjtin rast është shqiptuar edhe një gjobë, e cila nuk është mbledhur, ajo është zëvendësuar me dënim me burg prej 180 ditësh, ekzekutimi i të cilit skadon më 14.02.2027”.

Lidhur me rastin e njohur si “Tanku”, me vendimin KOK 59/17, për të cilin është ngritur çështje për ekzekutimin e dënimit me burg prej 2 vitesh (KUIKP 1807/18), informojmë publikun se ekzekutimi i dënimit ka skaduar më 16.10.2024, për shkak të përmbushjes së afateve të përcaktuara nga Kodi Penal. Konkretisht, me këtë vendim N.G. shpallet fajtor për veprën penale të marrjes së shpërblimit për ndikim të paligjshëm dhe dënohet me dënim me burg prej 2 vitesh, i cili vendim është i detyrueshëm juridikisht që nga data 4.10.2018. Afati absolut i parashkrimit për ekzekutimin e këtij vendimi është në përputhje me dispozitat e nenit 109 dhe nenit 111 i Kodit Penal, ndodhi më 04.10.2024. Prandaj, gjykata sipas detyrës zyrtare lëshoi një vendim për parashkrim absolut për ekzekutimin e sanksionit”, njoftoi Gjykata Penale.

Për më tepër, gjykata thotë se ka edhe raste aktive në të cilat N.G. po gjykohet në mungesë, duke qenë se nuk është në dispozicion të organeve të zbatimit të ligjit, përkatësisht rastet e njohura për publikun si “Titanik” dhe “Talir 2”.

sqShqip