Pendarovski: Nuk ka indikacione se zjarri është i kurdisur
Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski gjatë vizitës në Tetovë, i pyetur nëse priten dorëheqje, tha se do të kërkojë përgjegjësi morale, por për këtë duhet të kalojnë disa ditë. Ai tha se për momentin nuk ka indikacione se zjarri është kurdisur.
“Kam ardhur të shpreh solidaritet me qytetarët e Tetovës, por më së shumti me ata që i humbën të afërmit e tyre dhe sigurisht të bisedoj me kompetentët. Prokurori publik kompetent më informoi se brenda një ose dy orëve edhe zyrtarisht do të përfundojë mbikëqyrja që zgjat tashmë dy ditë, procedura vazhdon, ata japin urdhëra për institucionet tjera kompetente, nga obduksioni deri te Ministria e Punëve të Brendshme. Prokurori më informoi se do të japin afate shumë të shkurtëra, me siguri nga pesë ditë që çdo institucion të përgjigjet për kompetencat e veta. Pasi të dalin me raporetet e tyre përmbledhëse, në të cilin do të shihet cila është arsyeja e zjarrit, dhe e dyta nëse eventualisht pas kësaj qëndron faktori njeri. Në këtë fazë, besoj se jeni të informuar për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka shpallur tri ditë zie në territorin e vendit dhe të thirren ekspertë të huaj të ndihmojnë për zjarre të këtilla specifike. Nga gjithë ajo që e kam dëgjuar dhe nga gjithë ajo që më informoi përgjegjësi i ekipit të zjarrfikësve i gjithë objekti është djegur brenda disa minutave, që është bazë për analizë. Kjo është punë e institucioneve kompetente, kemi mjaftueshëm kuadro profesionale, në të gjitha këto institucione që janë të përfshira në këtë hetim shumëdimensional, nuk dyshoj se për kohë të shkurtër do ta dimë të vërtetën për atë që ndodhi. Ajo që dëshiroj ta them publikisht në këtë moment është se deri në këtë moment, duke qenë se ka pasur edhe spekulime të tilla, sot në mëngjes në këtë lidhje me këtë kam biseduar edhe me Presidentin slloven Pahor, që më bëri të njëjtën pyetje, nëse mund të jetë i qëllimshëm, se ka konspiracione për këtë. Deri në këtë moment nuk ka asnjë indikator se kjo është bërë qëllimisht, që të arrihet ndonjë qëllim tjetër politik. E them deri në këtë moment, këtë do ta tregojë sot prokurori publik kompetent”.
/KlanMacedonia