Myftinia e BFI-së Strugë organizon “Bakllava e Bajramit”
Gjatë ditës së sotme, Myftinia e BFI-së Strugë organizoi aktivitetin tradicional “Bakllava e Bajramit”, duke sjellë atmosferë festive dhe gëzim në zemër të qytetit të Struga.
Ky aktivitet u realizua nën udhëheqjen e Myftiut të Strugës, H. Adi ef. Murtishi, i shoqëruar nga Operativa e Myftinisë dhe imamët, të cilët me përkushtim shpërndanë bakllava për qytetarët, duke ndarë urimet dhe gëzimin e festës së Fitër Bajramit.
Këtë vit, aktiviteti u organizua në Shëtitoren e Qytetit (Korzon) të Strugës, ku një numër i madh qytetarësh u mirëpritën me buzëqeshje, respekt dhe dashamirësi, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë dhe të paharrueshëm.
“Bakllava e Bajramit” nuk është vetëm një traditë e bukur, por edhe një simbol i unitetit, solidaritetit dhe dashurisë ndërmjet njerëzve, duke reflektuar vlerat më të larta të festës së Bajramit.
Falënderim i veçantë shkon për Ëmbëltoret Dredhëza 1, Dredhëza 2 dhe Dredhëza 3, për kontributin e tyre bujar dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij organizimi të bukur.
All-llahu i shpërbleftë të gjithë kontribuesit dhe e pranoftë çdo vepër të mirë!

