Këngëtari i nohur Arif Vladi, i vlerësuar me titullin “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh” në një intervistë ekskluzive për portalin Lideri.mk ka pralajmëruar projektin e tij të radhës.
Siç thekson në intervistën e tij këngëtari Vladi, bëhet fjalë për një këngë epiko-historike kushtuar figurës së Mehmet Pilkut nga Dibra e Madhe, themeluesit të Paotave të Shqipërisë në kohën e Qeverisë së Ismail Qemajlit.
Projekti është realizuar me mbështetje të parezervë nga veprimtari dibran në SHBA, Ylber Pilku, stërnip i Mehmet Pilkut dhe djali i krenarisë së Dibrës, Jashar Pilkut, por edhe me përkrahjen e bashkëshortes së tij, Vjollca Pilku.
Mehmet PILKU (1873-1952) ishte këshilltar pranë qeverisë sẽ parë të Ismail Qemalit.
Një nga themeluesit e Post Telegrafit Shqiptar. Për një kohë të gjatë mbajti postin e Drejtorit të Përgithshëm te Post Telegrafit Shqiptar, shkruan Lideri.mk.
Ai ishte bashkëpuntor i ngushtë i Lef Nosit. Deputet i Qarkut të Dibrës ishte në vitet 1921-1924.
Mbaroi studimet për Telekomunikacion në Stamboll, kurse ishte edhe zotërues i shtate gjuhëve të huaja.
Intervistën me këngëtarin Arif Vladi mund ta përcillni në videon më poshtë.

