Policia e Tiranës ka nisur kërkimet për një djalë 11-vjeçar, i cili prej më shumë se 24-orësh ka humbur kontaktet me familjarët.
Fëmija, me prindër të divorcuar, jetonte me nënën. Mëngjesin e së hënës ai ka debatuar me të ëmën dhe më pas është nisur për në shkollë, por ende nuk dihet se ku ka shkuar.
Policia po kryen kontrolle në zonën e Freskut atje ku i mituri jeton dhe në zonën e Shkozës, ku është shkolla.
Top Channel ka kontaktuar me nënën e të miturit, e cila tha se ka marrë informacione se djali mund të ndodhet aktualisht në Portin e Durrësit.
Policia vijon kontrollet dhe kërkimet për të siguruar kthimin e sigurt të 11-vjeçarit te familja.

