Kabul, sot pritet të evakuohen 11 shtetas të Maqedonisë së Veriut
11 shtetasit e fundit të Maqedonisë në Afganistan sot do të evakuohen nga Kabuli. Fillimisht, 14 shtetas tanë kanë qenë në bazën e NATO-s që është pranë aeroportit, por tre kanë vendosur të qëndrojnë. Ministri i jashtëm, Bujar Osmani deklaroi se të gjithë qytetarët që kanë qenë në Afganistan, janë të sigurt. 60 tashmë e kanë lëshuar Kabulin dhe janë në Doha dhe Abu Dabi, ku nga shtete të tjera do të arrijnë në Maqedoni.
Qytetarët tanë do të akomodohen nëpër shtëpitë e tyre. Kur do të arrijnë, varet nga prenotimet me fluturimet komerciale, siç thash, një pjesë janë në Abu Dabi, një pjesë në Doha, një pjesë udhëton nga Doha në Kuvajt, të tjerët nga Abu Dabi në Londër, kështu që, varet nga orari i fluturimeve për në Shkup”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.
Qytetarët tonë përgjithësisht kanë punuar në kompani amerikane. Në ndërkohë, në vend çdo ditë mbërrijnë kërkesa për shpëtimin e popullatës civile afgane e cila dëshiron ta braktisë vendin nga frika e hakmarrjes talibane. Instituti demokratik kombëtarë amerikan kërkoi strehim të përkohshëm edhe për 200 persona, ndërsa dje Qeveria njoftoi se tashmë janë pranuar 186 kërkesa shtesë. Sipas MPJ-së sonë, bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, gjegjësisht anëtarë të familjeve ose të punësuar në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Afganistan, organizatat humanitare, organizata për të drejtat e njeriut, shoqata të gazetarëve të cilët në 20 vitet e kaluara kanë punuar në ruajtjen e paqes në Afganistan. Se kur do të arrijnë në Maqedoni, ende nuk dihet.
Ashtu si lëshohen miratimet, qytetarët mund të mbërrijnë. Megjithatë, keni parasysh se numri i fluturimeve nga Kabuli është dukshëm i kufizuar dhe për këtë arsye nuk mund të themi saktësisht se kur ata civilë do të mbërrinin në vend, por më pas do të trajtohen sipas rregullave të brendshme të sjelljes dhe do të akomodohen në objektet që do të sigurohen ndërkohë … “, theksoi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.
Ministria e Punëve të Jashtme informoi sot se Trupi Koordinues në Qeveri tashmë po bën listë të objekteve të akomodimit që tregojnë interes dhe që kanë mundësi t’i pranojnë afganët, ndërsa shpenzimet do u paguhen./ALSAT