Ervin Salianji do vijojë me takimet me strukturat e Partisë Demokratike.

Kësaj here ish-deputeti do takohet me demokratët e Elbasanit. Siç bën me dije vetë në facebook, Salianji do takohet me PD e Elbasanit sot në ora 18:00.

Ky takim vjen pas përplasjeve në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, të shtunën ku Salianji pati debate me Flamur Nokën, kreun e PD-së Berisha dhe kreun e PD-së në Elbasan dhe deputetin Blendi Himçi.

Salianji u kritikua në mbledhjen e Kryesisë nga Noka, se po bën një lëvizje brenda PD-së që i shërben Edi Ramës. Ndërsa Salianji mohoi akzuat, duke thënë se në parti duhet lejuar mendimi ndryshe dhe se nuk duhet të jetë ai shënjestra e mbledhjes.

sqShqip