Maqedoni

Rikthehet në “lojë” Rafiz Aliti – kandidon për komunën Saraj nga BDI?

Partitë politike tashmë kanë filluar t’i plasojnë emrat eventual për zgjedhjet lokale të tetorit. Beteja më e madhe e kandidaturave për zgjedhjet lokale vazhdon të jetë brenda strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Jozyrtarisht, thuhet se lufta më e madhe në BDI, po zhvillohet brenda faksioneve të ndryshme të tyre, në degët Çair, Saraj, Likovë dhe Tetovë.

Përkundër përplasjeve në degën e Çairit mes fraksionit të Artan Grubit dhe nënkryetarir Izet Mexhiti, vërehet se në këtë parti po zhvillohet edhe një betejë e ashpër politike e fshehtë në degën e Sarajit.

Burime jozyrtare brenda degaës së BDI-Saraj, thonë që së shpejti do të dihet se kush do të jetë kandidati i tyre për këtë degë edhe pse ka rifilluar një përplasje e ashpër politike në terren mes grupit të kryetarit aktual, Blerim Bexhetit dhe grupit të Rafiz Alitit – komandant “Mësusit”.

Sipas informatave brenda kësaj partie, thuhet që kryetari Ali Ahmeti për kandidat të Sarajit preferon që ta nxjerr komandant “Msusin” – Rafiz Alitin, rivalin më të fuqishëm të kryetarit aktual të Sarajit, Blerim Bexhetin. Se si do të përfundon kjo betejë në Saraj do të dihet shumë shpejt, pasi që gjatë këtyre ditëve Ali Ahmeti pritet që të zhvillojë takim me të dyja palët.