Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka nisur shpërndarjen e 25 tonelatave hurma në të gjitha myftinitë në territorin e vendit, si donacion nga Mbretëria e Arabisë Saudite.
Ky donacion vjen nga Mbreti Selman bin Abdulaziz Al Saud dhe Princi i Kurorës Muhamed bin Selman, përmes qendrës humanitare “Mbreti Selman bin Abdulaziz”, dhe është dedikuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Shpërndarja filloi nga selia e BFI-së, në prani të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, së bashku me përfaqësues të Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë, të udhëhequr nga ambasadori Fejsal bin Gazi Hivdhi.
Me këtë rast, kreu i BFI-së shprehu mirënjohje të veçantë për këtë ndihmë të vlefshme, duke theksuar rëndësinë e saj për besimtarët dhe qytetarët në vend.

