Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Radovish, ku është përfshirë nga flakët një objekt i një ish-fabrike, raportojnë banorë të qytetit dhe publikime në rrjetet sociale. Sipas informacioneve të para, zjarri është përhapur me shpejtësi nëpër objekt, ndërsa mbi qytet është ngritur një re e dendur tymi, e dukshme nga disa lokacione.

Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për shkaqet e zjarrit, as informacione nëse ka persona të lënduar apo sa është dëmi material.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe video dhe fotografi ku shihet zjarri i fuqishëm dhe tymi i madh që ngrihet mbi objektin industrial.

Nga institucionet kompetente dhe njësitë zjarrfikëse priten informacione shtesë gjatë mbrëmjes.

sqShqip