Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, duke folur për dy vjet qeverisje, ka vlerësuar se investimet infrastrukturore dhe mbështetjen financiare për komunat që po ndikojnë në zhvillimin e vendbanimeve shqiptare.

Sipas Mexhitit, politika përcakton ekonominë, ndërsa përmes kredisë hungareze po fuqizohet decentralizimi, të cilin ai e cilësoi si një nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit.

“Komunat shqiptare po e ndjejnë dorën e ngrohtë të Qeverisë”, deklaroi Mexhiti, duke theksuar se qytetarët tashmë po i ndjejnë rezultatet e investimeve dhe projekteve të realizuara.

Mexhiti veçoi investimin prej 60 milionë eurosh për UNT-në, si dhe punimet në Korridorin 8 dhe në rrugën Shkup–Bllacë, të cilat sipas tij, po zhvillohen me dinamikë të shpejtë.

" "

Ai përmendi gjithashtu investimet në vendbanimet shqiptare, duke përfshirë projektet në Sheshin Skënderbeu, spitalin në Tetovë dhe investimet në Kërçovë, për të cilat tha se synojnë përmirësimin e përfaqësimit dhe plotësimin e nevojave të shqiptarëve.

“Qytetarët e kanë ndjerë këtë, është një arritje e madhe. Janë miliarda investime për vendbanimet shqiptare, pa hyrë në Sheshin Skënderbeu, spitalin në Tetovë, Kërçovë për hisen që u takon shqiptarëve”, u shpreh Mexhiti.

Në kuadër të bilancit të dy viteve të qeverisjes, Mexhiti përmendi edhe 2.500 punësime të shqiptarëve gjatë këtij mandati, si dhe projektet kapitale që, sipas tij, “po realizohen në komunat shqiptare”.

Ai vlerësoi se investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe zhvillim lokal janë pjesë e angazhimeve të Qeverisë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e decentralizimit.

sqShqip