May 20, 2024
Maqedoni

Zgjedhjet 2024, shpallet numri fillestar i mandateve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli projeksionet fillestare për numrin e mandateve të fituara në Kuvend. VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia juaj” fitoi 58 deputetë, Fronti Europian i udhëhequr nga BDI 19 mandate, LSDM dhe koalicioni “Për Ardhmërinë Evropiane” 18 deputetë, koalicioni “VLEN” 13 deputetë, ndërkaq e Majta dhe e Di, fituan nga 6 deputetë.