May 19, 2024
Maqedoni

Takim Gashi-Kovaçevski, Alternativa vendos të dielën

Gjatë ditës së sotme mësohet se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka takuar kyetarin e Alternativës, Afrim Gashin, por epilogu i takimit nuk dihet dhe palët nuk kanë konfirmuar dhe as përgënjeshtruar një takim të tillë, raporton Alsat.

Nga Alternativa thonë se vendimin për të mbetur ose jo në Qeveri, do ta sjellin ditën e diel.

“ Kryesia më e ngushtë e AlternAtivA-s është në koordinim të vazhdueshëm. Me vëmendje jemi duke i shqyrtuar të gjitha rrethanat të cilat i prishin principet mbi të cilat është dashur të mbështetej koalicioni Evropian. Posaçërisht mënyra me të cilën dikush e nënçmon performancën tonë para 12 muajve për shpëtim të shumicës parlamentare, përzgjedhja e Dimitar Kovaçevski si kryeministër dhe si pasojë e kësaj sigurimi i bisedimeve me BE. Në përputhje me përcaktimet statutore sot kemi vendosur që qëndrimin final do ta ndërtojmë në seancën e Kuvendit Qendror që do të mbahet të dielën me fillim në orën 16.00 në selinë partiake në Tetovë. Gjithnjë duke udhëhequr nga ajo se çfarë është mirë për të ardhmen e shtetit dhe për të ardhmen e AlternAtivës. Arsyetojmë me maturi, pa emocione të vetëdijshëm plotësisht për sfidat të cilat na presin. Edhe njëherë potencojmë se nuk do të biem në grackën e cila na është vënë. Nuk do të lejojmë minimum hapësirë që AlternAtivA në çfarëdo mënyrë vet të kontribuojë për proceset që do të pasojnë në mënyrë të pashmangshme”, njoftuan nga AlternAtivA.